Ja si i përgjigjet Meta thirrjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin.

389

Në datë 9 shtator ora 10 Presidenti i Republikës Ilir Meta do të jetë përballë Komisionit Hetimor që është ngritur për shkarkimin e tij nga detyra.

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri konfirmon datën dhe orën që ka vendosur Komisioni Hetimor për mbledhjen ku ka thirrur Presidentin për të dëshmuar, ndërsa ishte vetë kreu i shtetit sot që pranoi se do të shkonte për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të shumicës socialiste dhe opozitës së re.

Sipas burimeve nga Presidenca thirrja ende nuk ka mbërritur nga Kuvendi, por gjithcka është dakordësuar mes institucioneve.

Më çmendët me sms tuaja, si asnjëherë tjetër. Po çështë kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë A do shkoj tek Parlamenti?! Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional.

Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti, shkruan Meta sot në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale.

Por pyetja që lind natyrshëm është se cfarë e ka shtyrë Presidentin e Republikës që të ndryshojë qëndrim për parlamentin brenda pak kohësh?

Në datë 14 qershor ishte pikërisht kreu i shtetit që deklaroi se parlamenti i Shqipërisë është ilegjitim, ndërsa sot pranoi se do të shkonte që të jepte llogari pikërisht përballë këtij komisionit të ngritur nga ky parlament, që ai e cilëson ilegjitim.