Angela Martini vjen në Shqipëri por jo e shoqëruar nga bashkëshorti, por nga…

430

Angela Martini është një ndër modelet më seksi që ne kemi patur ndonjëherë në industrinë e modelingut. Ajo ka kurorëzuar dashurinë e saj në martes me miliarderin rumun, Dragos Savulescu.

Modelja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku ndan me të gjithë ne foto dhe video të ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu dhe nga ajo private.

Së fundmi, modelja e njohur, me anë të një postimi në llogarinë e saj të Instagramit, zbuloi se vizitoi vendin e saj me një avion privat, mirëpio nuk do qëndrojë gjatë.
Ndalesë e shkurtër tek e dashura ime, ka shkruar modelja, në foton ku pozonte pranë avionit.

Personi që e ka shoqëruar në këtë udhëtim nuk është bashkëshorti, por mikesha e saj Jojo Sino. Akoma nuk dihet arsyeja e kësaj vizite kaq surprizë.