Bllokohet pika e karburantit që shpërtheu në Lezhë

325

Inspektorët e ISHTI kanë bllokuar pikën e karburantit që shpërtheu tre ditë më parë në askin Lezhë-Milot, në kryqëzimin e Shënkollit, ku si pasojë u plagosën 7 persona.

Mësohet se pika e karburantit do të bllokohet për shkak të mos plotësimit të kushteve të sigurisë.

Nga shpërthimi i ndodhur në karburant, mes të plagosurëve, ishin dhe dy vajza të mitura përkatësisht 2 dhe 5 vjeç.