Dortmund shtrin përtokë Bayern, Kovaç në telashe

502

Një ndeshje me të papritura e plot emocion ka qenë ajo mes Borusia Dortmund dhe Bayern Munich që ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultatin 3 me 2.

Edhe pse kaluan dy herë të parët në avantazh me Robert Lewandowskin fillimisht në minutën e 26’ të pjesës së parë dhe në të 53’ të pjesës së dytë, bavarezët nuk mundën dot që të ruanin rezultatin.

Dy golëshi i Marco Reus dhe goli i Alcacer i dhanë fitoren Dortmundit në një ndeshje me plot emocion.

Edhe pse u ndodhën dy herë në disavantazh, ekipi i Dortmundit nuk u dorëzua përballë bavarezëve duke mbajtur kështu vendin e parë me 27 pikë.

Ndërkohë bavarezët pas kësaj humbje janë spostuar në vendin e tretë me 20 pikë.