Shqiptarët kundër Metës: Parlamenti është legjitim.

394

Presidenti i Republikës Ilir Meta e cilësoi ditën e djeshme parlamentin jo legjitim, ndërsa tha se po mban shënim të gjitha institucionet që nuk zbatojnë dekretin e tij për anulimin e 30 Qershorit.

Por të pyetur në sondazhin e Report tv në emisionin e mëngjesit Shtypi i Ditës me gazetarin Andi Kapxhiu, nëse është apo jo legjitim parlamenti aktual, 69% e 4200 votuesve mendojnë ndryshe nga presidenti i Republikës.

Më herët opozita i ka kërkuar kreut të shtetit që të shpërndajë parlamentin me argumentin se është ilegjitim, pasi nuk ka 140 deputetë, tashmë mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e kreut të shtetit.

Kushtetuta e Shqipërisë nuk parashikon asnjë tagër të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, përveç rastit kur nuk arrin të emërohet Kryeministri.