Ermali dhe Juli sërish bashkë. Kjo është surpriza për fansat (FOTO)

420

Prej disa ditësh Ermal Mamaqi ka nisur xhirimet e filmit të tij më të ri I Love Tropoja. Pjesë e tij janë bërë aktorë të njohur të skenës shqiptare. Mes tyre Enca dhe Skerdi Faria.

Para se të nisnin xhirimet Ermal Mamaqi ka pyetur fansat e tij nëse dëshirojnë një bashkim të grupit SHBLSH dhe të gjithë u duk se mezi po e prisnin. Julian Deda ka bërë një postim në Instagram dhe sipas shenjave aktori sapo konfirmoi pjesëmarrjen në film. Në Valbonë. Pse do thoni ju?, shkruan aktori krahas fotos.