Olta Boka bashkëpunon me artistin ndërkombëtar.

420

Olta Boka ka prezantuar për publikun projektin më të ri të saj, i cili është shumë i veçantë pasi përfshin pjesëmarrjen e një artisti të njohur në të gjithë botën, Roel Van Velzen. Këngëtarja ka publikuar posterin e aktivitetit që i dedikohet rinisë, i cili do të mbahet për dy ditë me radhë, sot dhe nesër.

Me shumë emocion, Olta ka zbuluar edhe një detaj shumë të veçantë që ‘e lidh’ me artistin e njohur.

“Roel Van Velzen ‘e takova’ për herë të parë në ‘Madame Tussauds Amsterdam’ këtë pranverë! (Statuja e tij prej dylli ishte krah legjendës Michael Jackson). Jam shumë e lumtur që Roel është pjesë e këtij projekti dhe unë do të kem mundësinë të këndoj bashkë me të një krijim të tijin enkas për këtë kauzë”rrëfen Olta krahas një videoje nga vizita në Amsterdam.

Ky projekt e sjell Van Velzen për herë të parë në Shqipëri.