Pipero flet për kapacitetet spitalore ndaj Covid-19 në vend.

49

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero shprehet se situata e pandemisë në Shqipëri është vërtetë shqetësuese. Sipas tij kapacitetet spitalore janë thuajse të ezauruara, ndërkohë që theksoi se po bëhet gati hapja e spitalit Covid-3 madje në vijimësi mund të hapet dhe Covid-4.

Aktualisht, kapacitetet e tanishme janë pothuajse të ezauruara, kështu që spitali Covid-3 po bëhët gati të hapet. Besoj se do hapet këtë javë që vjen. Në vijëmësi mund të hapet dhe Covid-4, por unë kam pasur dhe kam mendimin se të gjitha strukturat spitalore rajonale duhet të jenë gati në shtator sepse fundi i vjeshtës do të shoqërohet dhe me viruset e gripit stinor dhe nuk duhen ezauruar kapicitetet.

Mjeku i njohur bëri sërish thirrje për mbajtjen e maskës dhe ruajtjen e distancës dhe tha se detyra imediate e qytetarëve është të ndalojnë përhapjen e infeksionit.