E kishte mbajtur të fshehtë, zbulohet lidhja e velinës së Stopit.

594

Velina e emisionit investigativ Stop, Oni Shkjau u bë shumë e njohur për publikun shqiptar që pas pjesmarrjes në emisionin e famshëm. Ajo si fillim ka kërcyer në krah të Alesia Bamit dhe pas largimit të Alesias, Oni vazhdoi punën në Tv Klan.

Ndryshe nga kolegia, Oni ka zgjedhur që të jetë më e rezervuar dhe jetën private ta mbajë larg vëmendjes mediatike. Por së fundmi është zbuluar se bukuroshja shqiptare është e lidhur me një djalë që quhet Eri.

I dashuri i 19 vjeçares jeton prej vitesh në Londër dhe sipas Panorama Plus është pronari i dy Shisha Longue në Londër. Mendohet se shkak i njohjes me njëri-tjetrin, ka qenë Aulona, vajza tjetër e Stopit. Aulona ka qenë mblesi i kësaj lidhje. Mësohet gjithashtu se të dyja velinat kanë shumë miqësi me njëra tjetrën.