Treni i parë me hidrogjen niset nga Gjermania.

624

Më 16 Shtator, filloi të funksionojë shërbimi i parë në botë i trenave me hidrogjen. Ky tren u nis nga një stacion në Gjermani.

Kompania e njohur franceze “Alstom” është shprehur se treni i ri mund të arrijë të udhëtojë deri në 1 mijë kilometra me vetëm një serbator me hidrogjen, duke arritur shpejtësinë 140 km/h. Gjithashtu bëhet e ditur se qelizat e karburantit të hidrogjenit gjenerojnë energji duke kombinuar hidrogjenin dhe oksigjenin dhe produkti i vetëm i tyre është ujë. Kjo i bën qelizat një burim premtues energjie që ka zero emëtime dhe shumë pak zhurmë.