Ralphi, 1-vjeçari që fiton 10 mijë paund si influencer në Instagram.

510

Një djalë vetëm 1 vjeç ka arritur të fitojë më shumë se 10.000 paund pa “punuar” asnjë ditë të jetës së tij dhe kjo pasi ai është një nga influencuesit (blogerët) më të rinj të Britanisë së Madhe në rrjetin social Instagram.

Ai mund të jetë ende me pelena veshur, por Ralphie Waplington nga Brentwood, Essex, gjithmonë është i veshur sipas modës, flokët i ka përherë me xhel dhe llogaria e tij në Instagram është një nga më të vizituarat në botë.

I riu ka 14.700 ndjekës dhe fotot e tij janë kaq të njohura sa që markat më të mëdha bëjnë zhurmë përmes modelingut nga Ralphie të koleksioneve të tyre në këmbim të veshjeve dhe produkteve të lira.

Mamaja e tij, Stacey Woodhams, 28 vjeç, që menaxhon llogarinë ka ndaluar anëtarët e familjes që të postojnë fotografitë e Ralphie në mediat sociale, pasi kjo mund të dëmtonte imazhin e tij të kushtueshëm si influencues (bloger).

Mamaja e tij padyshim që ka bërë edhe shpenzime për t’i siguruar postimeve të djali të vogël nuancën e duhur të VIP-it, pasi ka investuar për veshjet e tij, mobiljet e dhomën e gjumit, por edhe ditët që kalon jashtë.

Dhe për më tepër ajo pranon se Ralphie është ‘në thelb një biznes’, ndaj ajo është e gatshme të lind një fëmijë tjetër, në mënyrë që të mbetet në tregun e madh të Instagramit për ‘ndikuesit e porsalindur’, tani që sipas saj djali 1 vjeç është “shumë i vjetër”.

Stacey pranon se ajo ka marrë mesazhe urrejtje dhe kërcënime nga nënat në internet dhe paralajmëron prindërit se ata nuk duhet të përdorin llogaritë e Instagramit për fëmijët e tyre, nëse nuk janë të përgatitur për reagimin e ashpër të të tjerëve.

Ajo tha: “Kam punuar shumë dhe ka qenë e vështirë për të arritur atë që kemi arritur dhe gjithçka që bëj është për Ralfin dhe të ardhmen e tij. Duket e tmerrshme t’i referohesh atij si një markë sepse ai është një njeri dhe një fëmijë por në thelb, emri që ne kemi krijuar është një biznes. Dhe kjo është ajo që unë jam duke u përpjekur t’u them njerëzve kur ata më shajnë mua, ky është një biznes.”

Ndërkohë, Ralphie mund të bëjë qindra paund nga një postim i sponsorizuar dhe ka një karrocë të ndryshme për çdo ditë të javës, të gjitha të dërguara për të, falas, në këmbim të një fotografie.

Stacey, e cila stilon të gjitha veshjet e tij dhe fotografon me telefonin e saj, thotë se ka pasur fitime deri në 10,000 paund për fëmijën e saj yll.

Mamaja fillimisht krijoi një llogari në Instagram për Ralphie kur ai ishte shtatë ditësh në mënyrë që familja e tyre të mund ta shihte atë të rritet. Por brenda një muaji, ajo kishte grumbulluar më shumë se 1.000 fansa dhe tani kalon shumë orë çdo ditë duke u fokusuar në llogarinë e të birit.