Këngëtari shqiptar tregon pse nuk është martuar ende.

355

Dashuria ka qenë gjithjmonë kryefjala e teksteve të tij, por mesa duket kantautori i njohur Kujtim Prodani ende nuk e ka gjetur atë.
I ftuar në studion e emisionit “Rreze Dielli” nga moderatorët Bela Mero dhe Alban Musa, Prodani foli edhe për jetën private. I pyetur nga moderatori Alban Musa se pse nuk është martuar, është përgjigjur se është akoma shpejt.

“Nuk i ka ardhur momenti, është shpejt akoma. Po sikur të të them që përtoj, është përgjegjësi e madhe Unë jam rritur në një familje plot dashuri dhe kam jetuar për 26 vite në një parajsë dashurie.

Këtë lloj dashurie kanë patur prindërit e mi. Jam po unë që them, Kujtim nuk është momenti, ti nuk je gati. Ndoshta jam shumë i ri akoma, ndoshta përkushtimi ndaj muzikës është aq i madh, i bukur saqë nuk i ka ardhur moment”, ka thënë kantautori.

Mesa duket dy prindërit e Kujtim Prodanit, Anita Take dhe Agim Prodani, të cilët kanë pasur ndikim ne rrugëtimin e tij në muzikë, i kanë dhenë edhe shembullin e dashurisë së vërtëtë, që mesa duket kantautori është ende në kërkim.