Policia sqaron ngjarjen në Shkodër: Ishte vetëplagosje

410

Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e kësaj të mërkure që ka ndodhur në Bushat.

Sipas policisë dyshohet se 70 vjeçari Palok Dodaj është vetëplagosur me armë zjarri në oborrin e banesës.

Ndër të tjera informacionet bëjnë me dije se i moshuari është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale uniformat blu kanë sekuestruar armën e zjarrit, me të cilën dyshohet se është vetëplagosur Dodaj.