18 vjeçari shqiptar i shpëton dëbimit nga Anglia vetëm falë…

382

Një student i shkëlqyer fitoi apelin dhe qëndrimin në Mbretërinë e Bashkuar pas një peticioni për të kundërshtuar dëbimin e tij mblodhi më shumë se 90 mijë firma.

Stiven Bregu emigroi i vetëm nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte vetëm 13 vjeç për tu arratisur nga familja abuzive.

Ngaqë nuk fliste anglisht, u vendos nën kujdesjen e shtetit dhe që atëherë, ka arritur rezultate të jashtëzakonshme në shkollë. Pasi nuk iu pranua aplikimi për azil, ai apeloi.

Drejtori i shkollës së Stivenit, Rob Shaw, tha për Brisol Post. Stiven mori vesh rezultatin e apelit dhe ju njoftoj me kënaqësinë më të madhe se fitoi të drejtën e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar. Ky vendim mund të apelohet sërish nga autoritetet, por nëse kjo nuk ndodh, Stiven mund të nisë menjëherë praktikën.

Adoleshenti dha provimet A Levels në biologji, kimi dhe matematikë e siguroi një praktikë në një firmë menaxhimi falë talentit të lindur në matematikë.

Mësuesja kujdestare, Elisabeth Gilpin e përshkroi si student të shkëlqyer dhe një aset të komunitetit.

Ai i ra në sy kryebashkiakut të Bristol, Marvin Rees, kur u pranua në programin për studentët e talentuar me formim të pafavorshëm.

Stiven është një djalë i vendosur, i zgjuar dhe i dashur. Bristol është me fat që e ka, tha kryebashkiaku. Shpresoj që ky rast të shërbejë për reformimin e sistemit të azilit në vend, që askush të mos përjetojë traumën që përjetoi Stiveni.

18 vjeçari u shpreh shumë mirënjohës dhe i lumtur që mund të qëndrojë. Bristoli është një vend fantastik dhe komuniteti është treguar kaq i mirë me mua. Bristoli është shtëpia ime. Shkolla dhe mësuesit më kanë mbështetur gjithnjë.