Koronavirusi në Shqipëri, ja situata e 24 orëve të fundit

229

Kjo e mërkurë solli një rënie në numrin e viktimave dhe të të infektuarve në Shqipëri. Krahasuar me një ditë më parë, kur ishin 19 viktima, shifrat e të vdekurve u përgjysmuan në tetë sot.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 4 qytetar nga Durrësi, 2 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.”

Kurse rastet e reja të zbuluara nga 2.137 të testuar janë 644.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, ndërsa në 3 spitalet COVID, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.

Numri i të prekurve në total në Shqipëri ka shkuar në 34.944, i të vdekurve në 743 dhe i të shëruarve në 17.031.