Këto kafshë transparente vërtetojnë mrekullinë e natyrës (Foto)

576

Disa prej tyre janë plotësisht të tejdukshëm dhe vetëm sytë zbulojnë ekzistencën e një krijese nën lëkurën e qelqtë. Ja disa prej kture krijesave të veçanta të planetit. Peshku transparen. Këto specie quhen Acanthuridae dhe jetojnë në ujërat tropikalë.

Kandilja e Pavdekshme ose Turritopsis Dohrnii, është ndoshta krijesa më e mrekullueshme pasi është e vetmja që është e pavdekshme. Kandili i detit i pavdekshëm është një banor i Mesdheut dhe Japonisë.

Bretkocë qelqi. Duket thuajse e pamundur të imagjinosh jë bretkosë transparente. Në të vërtetë një lloj i tillë ekziston në Amerikën e Jugut, quhet Frog Glass dhe vjen nga familja amfibe Centrolenidae.

Flutura transparent, në dallim nga fluturat e rregullta, ajo është transparente në vend që të ketë ngjyra të ndritshme. Quhet Greta oto dhe është anëtare e nënfamiljes Danainae. Flutura e xhamit, siç quhet zakonisht, përdor krahët e saj transparentë si kamuflazh.

Engjëlli i detit. Engjëjt e Detit, Gymnosomata ose thjesht fluturat e detit janë molusqe që jetojnë në Oqeanin Arktik. Ata janë hermafroditikë dhe ushqehen ndërsa fluturojnë nëpër ujë. Ata janë plotësisht transparentë me krahë pedale që i bëjnë ata të duken si engjëj fluturues kur lëvizin.