Tritoli në derën e shtëpisë/ Plagoset 27 vjeçari, vjet i vranë vëllain

407

Një shpërthim lënde eksplozive ndodhi në orët e para të mëngjesit  të sotëm në Maqellarë të Dibrës.

 

Policia bën të ditur se tritoli është hedhur brenda rrethimit të banesës së shtetasit, Gazmir Kosiqi, duke shkaktuar dëme materiale të mëdha.

 

Po ashtu, mësohet se si pasojë e shpërthimit është plagosur Ismail Kosiqi 27 vjeç, ndërsa shembja e murit të stallës së bagëtisë ngjitur me banesën shkaktuar ngordhjen e katër kuajve.

 

Ndërkohë, Gëzim Kosiqi një vit e gjysmë më parë humbi djalin Elsi Kosiqin 32 vjeç pasi ja vranë në pragun e shtëpisë. Në lidhje me këtë ngjarje policia arrestoi një person të dyshuar një ditë më vonë.

 

Sa i përket shpërthimit të sotëm, ende nuk dihen motivet nëse kanë të bëjnë po me të njëjtën ngjarje të ndodhur me 20 Mars të vitit 2018.

 

Policia e Dibrës ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të dyshuar si autor të saj.