Mami, si bëhen bebet?! Si tu përgjigjeni pyetjeve të fëmijëve.

354

Fëmijët u bëjnë prindërve përafërsisht 55 pyetje në ditë, pyetje filozofike e pyetje kureshtare. Më poshtë gjeni mënyrën si tu përgjigjeni pa gënjyer dhe duke minimizuar shanset që një pyetje të pasojë një tjetër.

Pse? Kjo pyetje mund të interpretohet në dy mënyra. Nëse bëhet fjalë për qëllimin e ekzistencës, kuptimin e jetës dhe arsyen e të qenit në tokë, përgjigjja është e thjeshtë. jemi këtu rastësisht. Nëse pyetja ka lidhje me rethanat, për shembull, Pse duhet të vesh rroba kur dal nga shtëpia? përgjigjja është po ashtu e thjeshtë sepse kështu them unë.

A arritëm? Kjo pyetje lejon një manovër të këndshme. Kur fëmijët pyesin a arritëm, nuk specifikojnë ku dhe duke qenë se jemi gjithmonë diku, jemi thuajse atje. Përgjigjja është gjithmonë po, thuajse arritëm.

Pse duhet të fle kaq herët? Arsyeja e vërtetë është se mua ma ka qejfi të rri tre orë vetëm në fund të ditës dhe të mos u përgjigjem pyetjeve të tua. Por, kisha frikë mos u tregoje të tjerëve, kështu që shpika një histori sikur të duhet gjumi për tu rritur.

Pse duhet të shkoj në shkollë? Sështë faji im fajin e ka ligji. Unë votova për atë xhaxhin që donte të hiqte qafe shkollat, por për fat të keq, fitoi kundërshtari i tij.

Pse duhet të shtrihem për të fjetur? E kuptoj këtë tentativë të dështuar për të rifrazuar pyetjen e mësipërme. Po të paralajmëroj se Babagjyshi s’është aspak i lumtur me sjelljen tënde.

Pse ty të lejohet dhe mua jo? Nuk e di nëse e ke fjalën për koktejlin në dorën time të majtë apo akulloren në dorën time të djathtë, por përgjigjja për të dyja është sepse është verë.

Si përfundova në barkun e mamit? Nuk e di. Pyes veten çdo ditë. Çfarë dreqin ndodhi? Ndoshta mami ka një përgjigje më të mirë, por të themi të drejtën, asnjëri nga ne se mban mend ç’ndodhi atë natë.

Pse duhet të ha perime? Duhet të praktikohesh që të dish si ti hash kur të jesh mysafir në shtëpitë e të tjerëve.

Nga vijnë bebet? E do këtë akulloren? Pse duhet të lahem? Shiko, me këtë rrugë që ke marrë, shumë shpejt do të pyesësh pse bëjmë çfarëdolloj gjëje? dhe kjo sështë shenjë e mirë. Por nëse do, mund ta marrësh akulloren në vaskë. Edhe unë ha akullore në vaskë kur ska njeri në shtëpi.