Dua Lipa shfaqet me shqiponjë në reklamën e YSL

356

Dua Lipa është fytyra e reklamës së re të parfumit të firmës së njohur, Yves Saint Laurent.


Është publikuar videoja e plotë e reklamës së aromës më të re të YSL, protagoniste e të cilës është Dua Lipa.


Parfumi me aromë të re ka emrin ‘Libre’ dhe Dua në këtë video shfaqet me një shqiponjë të cilën e pret dhe e liron në fund.


Dua ka treguar se këtë reklamë e ka incizuar për katër ditë me radhë, mes Malibu dhe Kanionit të Madh në Amerikë.


Këngëtarja dëgjohet duke kënduar; Jam e lirë, të bëj çfarë të dua.