Largohu, nuk ke biletë, grushte në urban

323

Rome- Dy kontollor biletash janë sulmuar sot nga një person i cili nuk kishte bileten e udhëtimit.

Gjatë përplasjes është perfshirë edhe një qytetar që nderhyri në mbrojtje të kontrolloreve. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në Arco di Travertino(ROME).

Dy kontrollues të tjerë që ishin në vend arritën të ndalonin sulmuesin. Policia ka ndërhyrë në kohë, duke parandaluar përshkallëzimin e sherrit, ndërsa ka arrestuar shtetasin i cili kishte kundërshtuar edhe efektivët.

Burimi: Il Messaggero