Skandaloze dhe qesharake, bllokohet mishi që përpunohej në një lloto

485

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka sekuestruar në Tirane 1,6 ton mish i cili përpunohej në kusht të rënda higjeno- sanitare.

Sipas AKU-së sasia e mishit ishte duke u përpunuar në një subjekt të regjistruar me aktivitet si “bar-kafe/lloto” dhe jo “prodhim dhe perpunim mishi”.

Gjithashtu ky subjekt kishte të regjistruar në QKL edhe nje magazinë, në të cilën u gjet edhe sasia prej 1.6 tonesh e mishit.

Ndaj këtij subjekti AKU ka vendosur nje gjobe prej 2 milione e 200 mije lekësh si dhe ka bere bllokimin e menjehershem të mishit dhe produkteve të tij, si dhe ndërprerje të aktivitetit prodhues dhe tregtues te ketij subjekti.