U përplas nga një makinë, ndëron jetë në spital drejtuesi i motorit

785

Ka ndëruar jetë në spitalin e Korçës 60 vjeçari i plagosur mesditën e kësaj të premteje në aksin rrugor Korçë-Bilisht.

60-vjeçari me inicialet V.Gj., banues në fshatin Baban, sipas policisë ka qenë duke drejtuar një motor pa targa në momentin kur është përplasur nga mjet tip “Benz” që drejtohej nga një 21 vjeçar me inicialet A.D..

Shtetasi V.GJ, u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Drejtuesi i mjetit shtetasi A.D, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.