Këngëtarja shqiptare ndahet sërish nga i dashuri.

386

Dua Lipa duket se është ndarë sërish me të dashurin e saj, , Isaac Carew. Prej vitesh, këngëtarja shqiptare është e lidhur me shefin e njohur të kuzhinës në Londër, por duket se mes çiftit ka ende diçka që nuk shkon.

Mediat britanike kanë zbuluar se Isaak Carew jo vetëm që nuk e ndjek më këngëtaren në Instagram, por nuk i ka bërë ‘like’ as fotot e fundit. Herën e fundit që shefi i njohur i kuzhinës nuk e ndiqte Duan në rrjetin social, ishte kur u ndanë.

Ndërkohë, Dua e ndjek dhe ka çdo foto me partnerin e saj në Instagram. Nuk dihet nëse kjo gjë mund të përkthehet në ndarje për çiftin e famshëm, të cilët u shfaqen për herë të fundit bashkë në publik në tapetin e kuq të Met Gala.

Megjithatë, Isaac i ka fotot me Duan që bënë bashkë në tapetin e kuq dhe kjo mund të jetë tregues se marrëdhënia e tyre mund të jetë në moment pauze.

Lajmi është bëri i ditur edhe nga media botërore, si “The Sun” apo “Daily Mail”. Burime për “Daily Mail” tregojnë se Dua ka qenë shumë e zënë me punë dhe një ndër arsyet mund të jetë kjo.