Aksident i rëndë, humb jetën 9 vjeçari dhe plagosen 5 të tjerë

415

Një fëmijë ka humbur jetën dhe pesë të tjera janë plagosur në një aksident të rëndë që ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në aksin rrugor Bajram Curri- Sopot në vendin e quajtur Cerrnicë.

Si pasojë e përplasjes së një mjeti tip “Benz” me një mjet tip Toyota ka humbur jetën i mituri, E.Ç 9-vjeçar dhe janë plagosur drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M dhe pasagjerët shtetasit A.Ç A.Ç H.L.

Ndërkohë fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra rrugës për në spital.