Dua Lipa krenare për origjinën, i tregon fansave hartën e Ilirisë.

422

Dua Lipa ka lindur dhe është rritur në Londër, megjithatë ajo ka treguar gjithmonë se është krenare për origjinën e saj. Këngëtarja ka krijuar një karrierë mjaft të suksesshme dhe është bërë e njohur në mbarë botën, por asnjëherë nuk harron të kujtojë rrënjët e saj.

Së fundmi Dua ka publikuar në profilin e saj në Instagram përpara 32 milionë ndjekësve një video të hartës së vjetër të Ilirisë.

Në videon e postuar ajo ka zbuluar se ku nis dhe ku mbaron harta, për të treguar se shqiptarët janë autoktonë në vendin e tyre dhe se në lashtësi kanë pasur një shtrirje të gjerë gjeografike.

Dua nuk ka shkruar asnjë fjalë përkrah postimit, sepse videoja në fjalë tregon shumë. Këngëtarja shqiptare e viziton shpesh vendin e saj të origjinës dhe pritet që në muajin gusht të rikthehet sërish.

Ajo së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën, organizon Sunny Hill Festival në Prishtinë dhe këtë vit do të sjellë emra të mëdhenj të muzikës si Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi etj.