Mori Babanë e Moshuar në Restorant dhe u Dha të Gjithëve Mësimin e Jetës

513

Një bir mori babanë e tij të moshuar në një restorant një mbrëmje, për një darkë sëbashku. Babai ishte shumë i vjetër dhe i thyer nga mosha e ndërsa hante i ra ushqimi në këmishën dhe pantallonat e tij.

Persona të tjerë që po darkonin në restorant e panë atë me neveri, ndërsa djali i tij ishte mjaft i qetë.

Pasi mbaroi së ngrëni, djali i tij i cili nuk ishte aspak i zënë ngushtë, e çoi në banjë të atit i qetë, i fshiu grimcat e ushqimit, i largoi njollat, i krehu flokët dhe i rregulloi syzet e tij që kishin shkuar në njërën anë.

Kur doli, i gjithë restoranti i shikonte ata në heshtje totale, pa qenë në gjendje të kuptonin se si dikush mund ta turpëronte veten ashtu në publik dhe të mos ndryshonte qehre.

Djali pagoi faturën dhe u bë gati të dilte jashtë me të atin.

Në atë moment, një burrë i moshuar, në mes klientëve të restorantit thirri djalin dhe e pyeti: “A nuk mendoni se keni lënë diçka prapa?”.

Djali u përgjigj:Jo zotëri, nuk ma merr mendja“.

Zotëria u përgjigj:Po, keni lënë! Ju keni lënë një mësim jete për çdo djalë dhe shpresë për çdo baba“.

I gjithë restoranti heshti.

Të kujdesemi për ata që dikur u kujdesën me shpirt për ne, është një nga nderimet më të larta. Ne të gjithë e dimë, se si prindërit tanë u kujdesën për ne për çdo gjë të vogël. Duajini, respektojini dhe kujdesuni për ta.