Tha se e tradhëtoi, Rezarti më i dashuruar se kurrë me partneren (Foto)

1832

Disa muaj më parë, bënë bujë në media disa postime të aktorit të humorit, Rezart Veleshnja, në rrjetet sociale ku ai akuzonte partneren e tij se e kishte tradhëtuar. Sipas tij partnerja kishte 4 lidhje paralele, ndërkohë që ishte me të.

Aktori më pas u pendua dhe i fshiu të gjitha postimet e tij, dhe në një intervistë tha se adresën ja kishin marr dhe po e përdornin disa persona të tjerë, ndërkohë që ky ishte në aeroport edhe nuk ishte në dijeni të postimeve.

Lidhur me atë që ndodhi, ajo është jeta ime private dhe në jetën time private nuk ka të drejtë të ndërhyjë asnjë, ashtu si dhe unë nuk ndërhyj në jetën private të dikujt. Ajo që ndodhi ishte një akt i shëmtuar i bërë nga disa njerëz që nuk kanë punë. Ajo që është kryesorja, është se marrëdhënia jonë është bërë më e fortë, pra, kemi një marrëdhënie shumë të mirë, tha aktori.

Siç duket këtë ndodhi çifti e ka lënë pas dhe nëpërmjet disa postimeve në instaStory, Rezarti, ka zbuluar se është më i dashuruar se kurrë me partneren e tij. Ai ka publikuar disa video ku shihet teksa dëgjon këngën e re të Elgit Dodës Larg, ndërkohë që mban për dore të dashurën e tij.