Banorët e Korçës në panik, tjetër lëkundje tërmeti

464

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes në Qarkun e Korçës.

Lëkundja ka qenë me magnitudë 3.7 rihter dhe thellësi 25 km. Epiqendra ka qenë në fshatin Nikolicë ndërsa nuk raportohet për deëme në material.

Kjo ishte lëkundja e tretë e regjistruar gjatë kësaj të premteje në Korçë pasi gjatë pasdites u regjistruan dhe dy lëkundje të tjera. Njëra prej të cilave e kishte epiqendrën në fshatin Nikolicë.