Bora Zemani në një projekt të ri televiziv…

1002

Moderatorja Bora Zemani po punon për një projekt të ri televiziv. Lajmi është komunikuar nga vetë ajo, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku shihet e veshur me të bardha në sheshin Skënderbej. Projekt i ri. Vjen së shpejti, ka shkruar Bora krahas videos së publikuar.

E teksa nuk ka dhënë të tjera detaje, risjellim në vëmendje se Zemani nuk ka shumë që ka nisur rrugëtimin e saj si moderatore në emisionin 3shat, së bashku me dy vëllezërit, Romeo dhe Donald Veshaj.