Fjalët prekëse të reprit të njohur për ish-bashkëshorten e ndarë nga jeta.

558

Modelja dhe aktorja e njohur Kim Porter, njëkohësisht edhe ish-bashkëshortja e reperit të njohur P Diddy, u nda nga jeta para 3 ditësh. Ajo u gjend e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angelos dhe shumë personazhe të njohur janë shprehur të tronditur nga kjo ngjarje. P Diddy më në fund ka thyer heshtjen dhe ka bërë një dedikim rrëngjethës për nënën e fëmijëve të tij, pasi edhe pse ishin ndarë ata kishin raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.

“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth, por e kam të pamundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty. Do përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq, ishim më shumë se shpirtra binjakë. Ishim një diçka tjetër. Më mungon”, -ka shkruar reperi përkrah një videoje të tij dhe Kim të publikuar në Instagram.

Aktorja dhe reperi kanë qenë të martuar prej 13 vitesh dhe kanë së bashku 3 fëmijë.