Roza Lati e quajti mosmirënjohëse, ky është reagimi i Encës.

413

Pra mesa duket filloi dhe përplasja e rradhës mes personazheve të showbizit shqiptar. Për ju që ende nuk e keni kapur ritmin, bëhet fjalë për Roza Latin dhe Encën, ose të paktë kështu duket nga ajo që po ndodh në Instagram.

Moderatorja e Why Not, pak minuta më parë ju përgjigj në llogarinë e saj në këtë rrjet social, kësaj deklarate të këngëtares në Xing me Ermalin, duke thënë ndër të tjera që ndihej e ofenduar nga fjalët e Encës dhe mbi të gjitha, përcillte disa herë mesazhin: “Mos i jep kaq shumë rëndësi vetes!”

Tani ka ardhur dhe reagimi i parë i Encës, i cili duhet thënë se është shumë më i shkurtër se gjithë ajo që shkruajti Roza.

Fillimisht këngëtarja e “Dua” postoi këtë emoji-n në story, çka tregon se deklaratat e moderatores i janë dukur ndoshta për të qeshur.

Dhe pas kësaj ka posttuar një video të vetes, duke kënduar këngën e saj që ende nuk është publikuar dhe që titullohet “Jealous”, pra “Xheloze”.

Në videon që mund ta shihni të plotë në Instagramin e Encës, duket ajo duke kënduar disa herë frazën: “Baby je xheloze për mua..”

Pra mund të themi që këngëtarja mendon se Roza Lati i ka thënë të gjitha ato që tha, sepse është xheloze për suksesin e saj. E mendojmë këtë edhe sepse bashkangjitur me videon ka shkruajtur: “Mund ta gjesh veten këtu zemër.”

Tani presim si do të vazhdojë kjo histori, jemi gjithë sy e veshë.