Nuk do t’a besoni punën e parë që ka bërë Afërdita Dreshaj përpara se të bëhej e famshme.

452

Ajo sot është një nga vajzat e njohura të modelingut sidomos në Amerikë, aty ku ka të fokusuar jetën private, por edhe atë profesionale. Përmes, sesioneve fotografike apo kontratave të reja me agjencitë e ndryshme të modës, Afërdita Dreshaj sot është një nga ato vajzat e famshme shqiptare për të cilën flasin dhe shkruajnë të gjitha mediat.

Por, si të gjithë ne, edhe ajo ka pasur një jetë të sajën të panjohur, përpara se të bëhej imazh dhe një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it. Sidomos, pas martesës së saj me sportistin e njohur çek, Jakub Kindl, për Afërditën ka gjithnjë në vend në shtypin rozë. Këtë herë, ka qenë intervista e saj e veçantë në emisionin e Klea Hutës në Top Channel, “Vip Club”, që ka zbuluar disa anë të panjohura për Afërdita Dreshajn.

Nga jeta e re me statusin si e martuar, tek miqësitë, pasionet, por ajo që e bëri më ndryshe këtë intervistë, ishte pikërisht fakti se për të parën herë, Afërdita zbuloi punën që ka bërë përpara se të bëhej e famshme. E mendoni dot? “Puna ime e parë ka qenë shitëse në një dyqan”, është shprehur ajo gjatë rrëfimit për Klean në emisionin “Vip Club”.