Rozana Radi: Nuk e di në cilën fytyrë tju pështyj.

386

Një video e dy të rinjve që përdhosin bustin e Françesk Radit, i cili u vendos në Parkun e Liqenit në Tiranë me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta në prill të 2018, është bërë shkak i një reagimi të ashpër në rrjete sociale nga qytetarë të thjeshtë, dashamirës të artit dhe figura të njohura publike.

Është bërë virale sot një video, ku dy adoleshentë dhunojnë bustin e kantautorit Françesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua të flas si qytetare e këtij vendi në të cilin dua të rris nesër fëmijët e mi, shkroi Rozana Radi në Instagram.

Dua të flas si një dashamirëse e muzikës. E kam parë që në orët e para të paradites këtë video dhe ende jam në pritje që ‘policia do t’i identifikojë autorët’, të cilët do të vihen përpara përgjegjësisë.

Keqardhje e madhe për këtë brez që po rritet në Shqipëri. Do isha shumë kurioze t’i njihja nga afër këta dy adoleshentë e t’i pyesja se çfarë ju bëri busti i një artisti i cili i dha aq shumë muzikë Shqipërisë.

Më tej, ajo ndalet te koha kur Françesk Radi ishte i ri. Në moshën tuaj, Franko pas shkolle merrte këtë kitare që ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan, e larguan nga nëna, nga babai, nga motrat, nga vëllezërit, por kitarën nuk ia hoqën dot.

Nuk di në cilën fytyrë t’ju pështyj e t’ju tregoj gjithë zemërimin tim, të vajzës, të djalit, të bashkëshortes, por më shumë të spektatorit që Franko i dha gjithë rininë. A i keni bërë pyetjen vetes nëse i keni lumturuar me këtë gjest familjaret tuaj? A janë krenarë për atë që ata përfaqësojnë.

Ju lutem autoriteteve të ndjekin rastin dhe t’i vënë para përgjegjësisë të dy këta palaço, të cilët na e bëjnë pis artin, kulturën dhe rininë shqiptare. Sot është dhunuar një vlerë publike.

Nesër një tjetër e një tjetër, përfundon ajo duke nisur edhe nismën mambroartistin, e cila është përkrahur nga shumë qytetarë të thjeshtë e personazhe të njohur.