Florjana Garo në pritje të ëmbël për herë të dytë.

299

Prej dy vitesh Florjana Garo ka munguar në ekranin shqiptar, pasi ka krijuar një jetë të re në Gjenevë.
Florjana Gara la jetën publike që kishte në Shqipëri dhe dy vite më parë vendosi të largohej në shtetin ku jetonte bashkëshorti i saj Enisi.

E ftuar në programin Rudina këtë pasdite, Florjana rrëfeu për jetën e re në Zvicër, si dhe foli për herë të parë se si është njohur me babain e vajzës së saj.

“Po e them për herë të parë; me Enisin jam njohur virtualisht. Ai më kishte shkruar në Linkelind dhe mua më bëri përshypje mënyra se si ai kishte shkruar, ndaj edhe i ktheva përgjigje. Vazhduam të komunikonim pēr një farë kohe, derisa vendosëm të takoheshim në Itali”; tregoi Florjana!

Çifti janë prindër të një vajze 14 muajshe, ndërsa gjatë programit Garo zbuloi edhe një sekret tejet të ëmbël se ajo është sërish shtatzënë.

Pyetjes se nëse do kthehej sërish në televizion, Florjana u përgjigj se nëse do bëhej fjalë për ndonjë projekt që nuk do ta mbante për shumë kohë larg familjes, ndoshta mund të kthehej.

Gjithsesi nëse do të ndodhte kjo do të duhej të kalojë edhe pak kohë, të paktën sa të vijë në jetë fëmija i dytë i Florianës.