Gazetari i njohur kritkon Aurela Gaçen: Kush të ka marrë më qafë me këtë…

286

Gazetari Aleksandër Çipa ka shprehur zhgënjimin e tij teksa vlerëson këngëtaren shqiptare si një artiste të përmasave të mëdha, por që me këngën e fundit thotë ai, ka rënë në varfërinë e së thjeshtës pa përmbajtje dhe me zhargon limpenik fjalësh.

Çipa shprehet se nuk do donte ta gjente këtë variant tëk Aurela ndërsa pohon krizën e teksteve që ka hyrë në muzikën shqiptare së fundmi.

Reagimi i plotë. E madhe Aurela e Vlores sime.
E talentuara Artiste e Laberise dhe Shqiperise sime Aurela Gaçe. Ti e di se sa e çmoj artin dhe talentin tend interpretues. Eshte e tepert te shtoj kompliment sepse ende nuk e kam gjetur fjalen shteruese. Por sot, bashke me urimin per kengen e re, dua te ta çoj kritiken publikisht.

Kush ta beri kete tekst? Pse duhet te bjere nje artiste e detajeve dhe e peshes kuptimore, ne te gjitha elementet e saj, ne varferine e se thjeshtes pa permbajtje e ne zhargon gati lumpenik fjalesh? Kete nuk dua dhe nuk do te doja ta gjeja tek krijimet e tua, te cilat kane udherrefyer dhe kryesojne shije brezash dhe artistesh te rinj ne kete vend.