Korça qyteti më konkurues me aktivitetet kulturore

371

Korça bëhet qyteti ndoshta më konkurues me aktivitetet kultrore jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajonin e Ballkanit.

Duket se kalendari i larmishëm i veprimtarive i shtrirë në qytet dhe në fshatra është i plotësuar gjatë gjithë vitit.

Një shfaqje në teatër, një veprimtari në zonën këmbësore, pak më tej te sheshi I Katedrales, te zona sportive, parku ‘Rinia’ e kështu me radhë aktivitetet ndjekin njëra-tjetrën çdo ditë të çdo muaji.

Mjafton një natë koncertesh në pazarin e vjetër, për të përjetuar një jetëzim të kësaj qëndre historike dhe dobinë që I jep krejt qytetit.

Korça po bëhet edhe më tërheqëse për pushuesit vendas e të huaj, duke treguar se ka tradita të cilat po I përtërin në hapësira të reja.