Këmbimi valutor/ Euro, Dollari dhe Paundi e mbyllin javën në rritje

427

Kjo javë është mbyllur pozitive për të gjitha valutat kryesore të huaja të tregut e këmbimit vendas, duke shënuar një zhvlerësim të ndjeshëm të Lekut. Euro ka fituar 0.4 pikë duke arritur këtë të premte në vlerën e 122.2 lekëve.

Ndërkaq Dollari Amerikan është rritur me 0.3 pikë duke kapur nivelin e 107.3 lekëve. Edhe Paundi Britanik ka regjistruar rritje duke u kutouar në fund të kësaj jave në 136.3 lekë, referuar të dhënave të Credins Bank.

Franga Zvicerane e ka mbyllur javën pozitivisht duke u ngjitur në vlerën e 110 lekëve, me një rritje prej 0.7 pikësh. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë forcuar gjithashtu duke u këmbyer sot respektivisht me 82 lekë dhe 75.2 lekë.