Rikthehen radhët në Kapshticë, qindra emigrantë shqiptarë në pritje për të kaluar drejt Greqisë. Kuota drejt plotësimit

277

Sërish fluks emigrantësh shqiptarë në Kapshticë. Mësohet se qindra qytetarë janë bllokuar në radhë në pikën kufitare të Kapshticës, për të hyrë drejt shtetit grek, ndërkohë që kuota prej 300 personash është drejt plotësimit.

Mësohet se më shumë se 250 shtetas janë bllokuar që ditën e djeshme në këtë pikë, 7 autobusë dhe mjete të vogla.

Ndërkohë, policia ka kthyer në doganë dhejtra emigrantë, pasi sipas saj, nuk kanë në rregull formularët.