Kriza politike po na fundos!

126

I bëjmë thirrje klasës politike t’i venë gishtin kokës dhe të gjejnë zgjidhje të menjëhershme, pasi kanë përgjegjësi për veten dhe për vendin në tërësi.

 

Më këtë apel komuniteti i  biznesit në unison kërkoi që palët politike në vend t’i japin fund konfliktualitetit. Sipërmarrësit vërejnë se aktiviteti ekonomik në tërësi ka dhënë shenjat e tkurrjes, por edhe të rritjes së informalitetit.

 

Kemi vënë re një frenim të qarkullimit tregtar, por jo vetëm. Në situata të tilla kemi dhe rritje të informalitetit, një situatë kjo e dëmshme jo vetëm për ne, por edhe ekonominë në tërësi.  

 

Edhe komuniteti i bizneseve të huaja shprehet i shqetësuar për aktet e dhunës dhe pasigurinë që transmeton kjo situatë.

 

Më i prekuri deri më tani rezulton sektori i turizmit.

 

Sipërmarrësit apeluan që klasa politike te mos punojë vetëm për interesat partiake, por të gjejë zgjidhje njësoj si në një kontratë biznesi, ku të dyja palët të dalin të fituara në interes të vendit.