Harrojini udhëtimet drejt Italise! Situata e koronavirusit shtyn gjendjen e jashtëzakonshme

250

Situata e koronavirusit ne Itali, shtyn gjendjen e jashtëzakonshme deri ne kete date

Situata në Itali duket se nuk është aspak e mirë pasi gjedja e jashtëzakonshme mund të shtyhet shumë më gjatë se sa mund ta mendonim.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, tregoi se qeveria do ti propozojë parlamentit zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të janarit 2021.

Kreu i qeverise foli pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mërkurën për pandeminë duke thënë se situata mbetet kritike dhe kurba e infeksionit mbetet nën kontroll. Ndërkohë Conte shtoi se nuk duhet të mungojë vëmendja nga shteti dhe qytetarët.