Kreu demokrat, Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’I bashkohen opozitës nesër në protestën e pestë kombëtare me qëllim rrëzimin e qeverisë.
Nga selia blu, Basha tha se beteja e opozitës do ta nxjerrë Shqipërinë nga udhëkryqi ku ndodhet dhe do t’I hap udhë rrugës europiane.
“Nëse jeni sipërmarrës, fermerë të dëshpëruar, nëse jeni profesionistë, taksoheni shumë dhe këto taksa nuk ju kthehte në inevstim, nëse jeni pensionist dhe nuk ju dalin paratë për të paguar dritat dhe ilaçet, nëse jeni me ndihmë ekonomike qesharake apo jeni nxjerrë me të padrejtë, në veçanti ju të rinjtë, ejani të ndërtojmë Europën në vendin tonë. Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. O tirani e krimit, o demokraci europiane. Ejani nesër në protestën kombëtare në orën 18.30”
Basha tha se beteja e opozitës nuk është luftë për pushtet e karrige por për transformim të sistemit.
“Kjo nuk është luftë për pushtet dhe për karrige. Është luftë për transformim që të ndryshojmë këtë sistem të qelbur. Nëse do të ishte luftë për pushtet e karrige, do të kalonim nga një krizë tek tjetra. Prandaj nuk kam dëgjuar këshillat e disa miqve që të hyjmë në zgjedhje, megjithëse sondazhet na favorizojnë. E vetmja rrugë për ta ndaluar këtë për çdo ymër lalë t’i shtrijmë dorën një ymer lale, për çdo shullaz, nja antishullaz, për cdo avdylaj një anti-avdylaj. Por këto nuk do të ishin zgjedhje, do të ishin luftë mes bandave.”