Parakalon gabim, përplasen dy automjete

398

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të dielë në aksin Berat-Lushnje.

 

Dy automjete, njëra e tipit Nisan Navara me targa AA 802 VS ME dhe tjetra e tipit Toyota me targa AA 224 LV janë përplasur me njëra-tjetrën.

 

Nga përplasja ka pasur edhe të plagosur të cilët janë dërguar për në spitalin e Lushjnes.

 

Shkak I aksidentit është bërë parakalimi I gabuar nga ana e drejtuesit të mjetit Nisan Navara.