Tentoi të vidhte lekët nga arka e kishës, kapet autori

249

Një i mitur është kapur teksa po përpiqej të vidhte lekët nga arka e kishës. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zvirinë të Maliqit.

Ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur kapjen e tij në afërsi të kishës, pasi kishte tentuar të largohej.

Në xhep i është gjetur një sasi e vogël lekësh. Po kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e policise lokale.