Futbolli në zi, vdes në moshën 64-vjeçare Paolo Rossi, heroi i Italisë në Kupën e Botës 1982

299

Ish-futbollisti italian Paolo Rossi, i cili udhëhoqi ekipin kombëtar drejt fitores në Kupën e Botës në 1982, ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e dha gruaja Federica Cappelletti, e cila postoi në Instagram një fotografi të tyre së bashku me fjalët në italisht “Per sempre” (Përgjithmonë).

Mediat italiane po raportojnë se kampioni i botës vuante nga kanceri i mushkërive.

Rossi ishte golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i turneut 1982, në Spanjë. Tregolëshi i tij i paharrueshëm eliminoi Brazilin favorit, në një ndeshje që shumë tifozë e shohin si një nga më të mirat në historinë e Kupës së Botës.

Ish-sulmuesi i Juventusit, një nga kampionët më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, fitoi Topin e Artë në ’82.

Në 2004, ai u emërua nga legjenda braziliane Pelé si një nga 125 futbollistët më të mirë.

Pasi u tërhoq nga futbolli në fund të viteve 1980, Rossi punoi si ekspert për Sky, Mediaset dhe Rai.