Përplasja me policinë, banorët e Astirit u përpoqën t’i bllokonin rrugën kryeministrit / FOTO

382

Protestuesit e Astirit janë përplasur këtë të martë me policinë.

Protestuesit dolën në protestë me qëllim që t’I bllokonin rrugën kryeministrit Rama, i cili do të kalonte tek fabrika e miellit për të shkuar në një ceremoni përurimi.

Dhjetra protestues mes të cilëve dhe ish-deputetë demokratë janë përpjekur që t’I bllokojnë rrugën kreut te qeverise. Por një gjë e tillë nuk është lejuar nga policia e cila ka ndërhyrë për t’I larguar,

Por kjo gjë ka bërë që palët të përplasen me njëra-tjetrën.

Në vendngjarje shkuan edhe forcat e FNSH dhe ato Shqiponja. Ndërkohë banorët kanë hedhur gurë në drejtim të uniformave blu.

Policia ka shoqëruar disa persona mes të cilëve dhe ish-deputetin e PD, Klevis Balliun.

Ndërkohë ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin se ishte ky i fundit ai që urdhëroi policinë që të dhunonte banorët, që sipas saj, po protestonin paqësisht.