Video | Dita e verës në Elbasan, përplasen simpatizantët e Ramës dhe Bashës

249

Kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha mbërritën pothuajsë njëkohësisht në qytetin e Elbasanit, për ditën e verës.

Simpatizantët e Partisë Demokratike që kishin rrethuar ambjentet ku ndodhej Lulzim Basha patën një konfrontim me fjalë por dhe fizik ndaj atyre që shoqërinin kryeministrin.

Ndaj kreut të qeverisë u lëshuan thirrje “Rama ik” por ai vazhdoi i pashqetësuar rrugëtimin e tij për tu ndalur së bashku me kandidatët e tij dhe kryebashkiakun Llatja, në një kafene në zonë.

Policia ndërkohë shoqëroi militatët që u konfrontuan.

https://youtu.be/F407Y-Aqshw