Moti Sot, e enjte 26 nëntor 2020

216

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga një qëndër me presion të ulët atmofserik me qëndër kryesore të pozicionuar në detin Mesdhe e cila ka sjellë rreshje shiu në vendin tonë .

Vendi ynë i gjithë do të përfshihet nga rreshje të lehta shiu pjesërisht dhe rrebeshe në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur.

Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 5/13°C
Zonat e ulëta 9/18°C
Zonat bregdetare 12/19°C