Aksident i rëndë, përplaset makina e OSHEE.

39

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin nacional Berat Urë Vajgurore. Bëhet me dije se dy mjete janë përplasur kokë më kokë me njëri tjetrin duke u shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme në fshatin Moravë.

Në aksident janë përfshirë mjeti tip Benz 250 me mjetin e OSHEE. Sipas raportimeve të deri tanishme mësohet se 3 persona janë transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe reparti zjarrfikës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.