I dha 30 mijë euro gjyqtarit, ekstradohet nga Londra shqiptari i shumëkërkuar

64

Ekstradohet nga Londra, shtetasi shqiptar Gentian Doda, 41 vjeç, lindur në Tiranë, shtetas i shumëkërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shtetasi G.D. në bashkëpunim me shtetas të tjerë i ka dhënë një shumë prej 30.000 eurosh gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë (Sh.M.) me qëllim lehtësimin e pozitave të tij dhe lirimin nga burgu për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, e cila e kishte dënuar këtë shtetas me 20 vjet burgim për veprat penale Vr asje me paramendim dhe Mbajtja pa leje e armëve, ar mëve shpërthyese dhe e municionit

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin penal nr. 896, datë 07.06.2017 ka vendosur lënien në fuqi të vendimin penal nr. 94, datë 20.09.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, duke favorizuar pozitën e shtetasit G.D. dhe lirimin e tij nga burgu.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Mbretërinë e Bashkuar, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.