Endri Shabani: Betejën e kemi me Ramën, Basha nuk është alternativë

185

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha se beteja e partisë së tij është me kryeministrin Edi Rama.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shabani sqaroi se beteja është me maxhorancën, pasi opozitën me në krye Lulzim Bashën nuk e konsiderojnë alternativë.

Në zgjedhjet e kaluara 320 mijë njerëz nuk shkuan të votojnë sepse nuk gjetën altërnativë. Unë besoj që nga mospjesëmarrja përfiton vetëm Edi Rama sepse ka mundësinë të mobilizojë votën e vet që e ka me lista. 

Ai do që opozita të mos votojë në këtë pikë pjesëmarrja jonë në zgjedhje mobilizon një pjesë votuesish që nuk do të shkonin në zgjedhje. Duke qenë se jemi në zgjedhje sjellim më shumë votues që nuk do të votonin në kushte tjera dhe kjo është në dëm të Edi Ramës. 

Duke qenë ne në skenën politike ne sikletosim opozitën që të marrë kauza të cilat i përdor kundër Ramës. Betejën ne e kemi me Ramën, Basha nuk besoj që është alternativë”, tha Shabani.